Man City shënon dy gola të shpejtë ndaj Stoke Cityt (Video)

E publikuar: 14/10/2017 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen kampionale ndaj Stoke Cityt.

Goli i parë dhe i epërsisë erdhi nga sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, i cili shënoi për 1-0.

Ky gol i brazilianit erdhi në minutën e 17-të pas asistimit të mbrojtësit anglez, Kyle Walker.

Pas dy minutave lojë, City shënoi edhe golin e 2-0 me anë të Raheem Sterling.

Goli i Sterling u shënua pas asistimit të gjermanit Leroy Sane. /Telegrafi/