Man City – Leicester City, formacionet zyrtare

E publikuar: 10/02/2018 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Manchester City dhe Leicester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Dhelprave në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatin anglez.

Skuadra e Pep Guardiolas janë në formë të lartë që nga fillimi i sezonit dhe duan ta vazhdojnë këtë me një fitore në shtëpi ndaj Leicesterit.

Në anën tjetër, Leicesteri po përjeton formë të luhatshme dhe në këtë udhëtim do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përveç Riyad Mahrez që është lënë në bankë shkaku i problemeve të shkaktuara.

Man CityEderson, Walker, Laporte, Otamendi, Zinchenko, Fernandinho (C), Gundogan, De Bruyne, Sterling, Bernardo, Aguero

Leicester CitySchmeichel (c), Dragovic, Maguire, Fuchs, Albrighton, Silva, Ndidi, James, Chilwell, Diabate, Vardy.

/Telegrafi/