Malmo 1-2 Chelsea, notat e lojtarëve: Barkley më i miri në fushë

E publikuar: 15/02/2019 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Malmo 1-2.

Londinezët triumfuan në ndeshjen e parë duke bërë një hap të madh drejt kalimit në raundin tjetër të Ligës së Evropës.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri italian Maurizio Sarri shënoi dy gola falë Ross Barkley e Olivier Giroud.

Pikërisht mesfushori anglez Barkley u zgjedh lojtar i ndeshjes me notën më të lartë.

Paraqitje mjaftë të mirë për londinezët patën edhe Cesar Azpilicueta, Willian e Olivier Giroud.

Autori i vetëm i golit për Malmon, Christensen pati notën më të lartë për klubin suedez.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për sulmuesin e vendasve Antonnson. /Telegrafi/