Makinat me hidrogjen, Toyota beson se Mirai ka një të ardhme

E publikuar: 26/10/2017 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi ka investuar kohë dhe para në makinat me hidrogjen, një teknologjia që sipas ekzekutivit të Tesla Elon Musk është një marrëzi, Toyota ndërmori hapin e radhës për të sfiduar një të ardhme me makina elektrike me bateri.

Prodhuesi i shquar Japonez i makinave beson se të dy teknologjisë, të makinave me bateri dhe aty me hidrogjen, do të jenë të nevojshme për të mbushur hendekun që do të lihet nga makinat me karburant.

Toyota paraqiti për herë të parë makinat me hidrogjen si alternativë e atyre me karburant në 2014-ën ku modelin Mirai kushtonte 70,000 dollar.

Që atëherë makina ka qenë në shitje në SHBA por edhe vende të tjera të botës.

Megjithatë emocioni që ngjalli në fillim kjo teknologji u zbeh nga ngritja e makinave elektrike të cilat po përqafon me shpejtësi në Evropë dhe SHBA.

Vetëm 4,300 Mirai janë shitur krahasuar me 4 milion njësi Prius, hibridi i parë i Toyota në epokën e makinave elektrike.

Babai i Prius, Uchiyamda thotë se Toyota nuk është kundër makinave elektrike me bateri dhe ka investuar fuqishëm në teknologji të baterive Lithium-ion.

FILE PHOTO – The Toyota Mirai, Toyota Motor Corporation’s first commercially available, mid-sized hydrogen fuel cell sedan, is seen at a press preview in Newport Beach, California, November 17, 2014. REUTERS/Lucy Nicholson/File Photo

Por gjithashtu shikon avantazhe të mëdha për makinat me hidrogjen të cilat vihen në lëvizje nga elektriciteti i prodhuar nga bashkimi i hidrogjeni dhe oksigjenit.

Një problem i madh i makinave elektrike me bateri është koha e gjatë për tu ngarkuar, deri në 18 orë në disa raste, dhe problemi rritet dita ditës nisur nga nevoja për të përshkuar distanca më të gjata dhe si rezultat i madhësisë së baterive.

Teknologjitë e ngarkimit të shpejtë po avancohen, por të presësh 30-40 minuta, përsëri është shumë.

Sakaq një makinë me hidrogjen mund të furnizohet në vetëm 5 minuta, por kostoja e lartë e prodhimit të tyre dhe mungesa e stacioneve të ngarkimi janë një tjetër problem për Toyota-n.

Kompania ka nisur një bashkëpunim me rivalët Nissan dhe Honda si dhe kompanitë e energjisë si Nippon Oil për të ndërtuar një rrjet pikash furnizimi me hidrogjen.

Toyota Mirai, ende një koncept, do të mund të përshkojë një distancë deri në 500 kilometër në një të ardhme të afërt. Gjithashtu ulja e konsumit dhe rritja e fuqisë janë tjera sfida për Toyota-n.

Kompania beson se një prej tregjeve më shpresëdhënëse për makinën e saj me hidrogjen është Kina. Muajin e kaluar Shangai bëri publike planet për të promovuar zhvillimin e makinave me hidrogjen duke rritur numrin e stacioneve.

Objektivi i qytetit është vendosja e 30,000 automjeteve me hidrogjen në rrugë brenda 2025-ës. /PCWorld Albanian