Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

E publikuar: 02/11/2019 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij përcakton drejtuesin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.Këtë deklaratë Haziri e bëri një ditë pasi që lideri i kësaj partie Isa Mustafa, u shpreh se nuk është opsion i vetëm arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së”, tha Haziri.

Në anën tjetër nga VV-ja janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi me LDK-në, për krijimin e qeverisë.
Bazuar në rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 6 tetorit, LDK radhitet e dyta për nga numri i votave, pas LVV-sës.