Lumezi: Nga aksioni i Njësisë Speciale u arrestuan 12 persona e u konfiskua një shumë e madhe parash

E publikuar: 24/02/2021 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një konferencë për medie ka dhënë detaje për aksionin policor, i cili është zhvilluar në disa qytete të vendit. “Nga muaji janar kanë filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar që duhet të zbatohen dhe pas ndërmarrjes së masave kemi ardhur në përfundim se duhet të dërgohet edhe urdhri për bastisjen e disa lokaleve, dhe pas marrjes së urdhrit sot në orët e mëngjesit ne bashkëpunim kemi bërë bastisjen e këtyre lokaleve ku e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje dhe kemi sekuestruar një shumë të madhe parash, vetura kompjuter që do të na shërbejnë për të pasur edhe një aktakuzë”.
“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 12 persona 10 janë persona zyrtar dhe 2 qytetarë të tjerë që i kanë ndihmuar këtyre dhe që dyshohen për disa vepra penale, për keqpërdorim të subvencioneve dhe dhënie e marrje të ryshfetit. Në bazë të informacioneve ku operacion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme”, tha Lumezi.