Lulzim Basha thirrje kryeprokurorit: Mos u tako me të dyshuarin Saimir Tahiri

E publikuar: 17/10/2017 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me akuzat ndaj Saimir Tahirit.

Pas konferencës për mediat të mbajtur në orën 09:00 të mëngjesit, ku Basha tha se ‘sot ishte një ditë e mirë për të arrestuar Tahirin’, tani kreu i PD-së i bën thirrje kryeprokurorit Adriatik Llalla që të mos takohet me të dyshuarin, Saimir Tahiri.

Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Faktet dhe provat tronditëse të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me mafian e drogës dhe armëve janë para syve të çdo shqiptari.

I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të mos takohet? me të dyshuarin Saimir Tahiri po të veprojë pa vonesë për ta vënë atë para përgjegjësisë penale.