Luka Modric: Kritikat nuk ndikojnë te Ramos

E publikuar: 15/11/2018 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, këmbëngul se kritikat nuk ndikojnë te Sergio Ramos.

Mbrojtësi i Liverpoolit u ka thënë gazetarëve më herët gjatë muajit se kapiteni i Realit nuk preket fare nga spekulimet e mediave.

“Unë e njoh Ramosin shumë mirë, ai është lojtar i madh dhe kapiten i madh”.

“Është normale që të kesh kritika, por ne harrojmë ca gjëra shumë lehtë”.

“Ai ka shumë karakter, ai kurrë nuk do të shpërqëndrohet nga kritikat”, u shpreh Modric.

Kroacia mposhti Spanjën në minutën e fundit në sfidën që u zhvillua në Zagreb.

Ndërkaq, Reali kthehet në aksion shumë shpejt në ndjekje të vendeve të para në La Liga. /Telegrafi/