Lufta kundër nepotizmit, punësimet familjare pritet të vazhdojnë edhe në Qeverinë e re

14.08.2019 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lufta kundër nepotizmit, punësimet familjare pritet të vazhdojnë edhe në Qeverinë e re

Partitë politike po premtojnë se do ta luftojnë nepotizmin në institucionet e Kosovës. Këto premtime ato po i japin ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pas dorëheqjes se Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Fenomeni i nepotizmit vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile dhe diplomatë ndërkombëtarë në Prishtinë se kanë ngufatur institucionet dhe ndërmarrjet publike më militantë partiakë dhe të afërm të familjes pa kritere punësimi.

Përfaqësues të shoqërisë civile, pohojnë se është paradoks të besohet se nepotizmi mund të parandalohet nga subjektet politike që vetë e kanë instaluar nepotizmin në pozita vendimmarrëse dhe institucionet shtetërore.

Madje, ata konsiderojnë se ky fenomen do të “lulëzojë” me formimin e Qeverise së re, pasi partitë politike do t’u premtojnë punësimatyre që mund të sigurojnë me tepër vota.

Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP,në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, shprehet skeptik në luftimin e kësaj dukurie nga subjektet politike në Kosovë.

“Nuk besoj se partitë politike që kanë qenë në pushtet kohëve të fundit të kenë ndryshuar qasjen aq shpejtë. Madje në Qeverinë në largim, kemi parë raste kur partnerët e koalicionit edhe haptazi kanë thënë se po të kenë mundësi do të punësojnë të gjithë bashkëpartiakët e tyre, duke e promovuar në këtë mënyrë nepotizmin apo klientelizmin. Dhe partitë tjera në qeverisje nuk janë distancuar dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë ndaj veprimeve të tilla”, tha Mehmeti.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, në një pronocim për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk mund të luftohet nepotizmi nga ata që e kanë zhvilluar këtë fenomen.

Punësimi partiakapo në bazë të lidhjeve familjare në institucione dhe pozita udhëheqëse në ndërmarrjet shoqërore, ka shkaktuar dëme dhe rrezik, në tenderim, prokurim dhe kontrata favorizuese.

“Është paradoks të dëgjohet nga politikanë se do luftohet nepotizmi, kur politikanët janë personat kyç që kanë zhvilluar këtë dukuri. Ndërsa e keqja e këtyre punësimeve vërtet është e dhimbshme, sepse secila parti që vjen në pushtet largon stafin paraprak dhe punëson staf të ri”, tha Demolli-Nimani.

Mehmeti ndërkaq thotë se punësimi pa meritë dhe kualifikim arsimor, po ndikon në përfomancën e ndërmarrjeve dhe institucioneve në përgjithësi.

“Një qasje e tillë, që penalizon profesionalizimin në favor të nepotizmit po shkatërron institucionet publike. Madje po humb shpresat e te rinjve dhe po përçon mesazh se pavarësisht angazhimeve në studime dhe trajnime, pa përkrahje familjare, partiake apo klienteliste nuk mund të angazhohen në institucione publike”, tha Mehmeti

Se anëtarësia partiake është faktor me rëndësi për të siguruar ndonjë vend pune, konkretisht në sektorin publik, thotë edhe një qytetare nga Prishtina.

Besa Mustafa, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Besa shprehet se do angazhohet që të anëtarësohet në ndonjë parti politike, jo nga dëshira, por siç thotë, në mënyrë që të arrijë të punësohet.

“Nuk e përkrahi ndonjë parti politike në Kosovë. Por, jam e obliguar të anëtarësohem si të me jepet mundësia, për të gjetur një vend pune, pasi kam familje dhe kam nevojë për punë, pasi mendoj se ata që janë të inkuadruar në partitë politike kanë mundësi më të mëdha për punësim”, thotë Besa.

Edhe në hulumtimin e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), të anketuarit besojnë se lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake, janë kritere më të dobishmepër sigurimin e një vendi pune.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lufta kundër nepotizmit, punësimet familjare pritet të vazhdojnë edhe në Qeverinë e re

Lufta kundër nepotizmit, punësimet familjare pritet të vazhdojnë edhe në Qeverinë e re

Vendet e NATO-s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet 51 minuta më parë

Vendet e NATO-s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet 51 minuta më parë

KEK-u punëson në Zyrë Ligjore një të dënuar për tri vepra penale

KEK-u punëson në Zyrë Ligjore një të dënuar për tri vepra penale

Bajrami: Këto dy vjet është qeverisur në bazë të Kanunit e odave – vi të kuqe PDK-së për koalicion

Bajrami: Këto dy vjet është qeverisur në bazë të Kanunit e odave – vi të kuqe PDK-së për koalicion

Molliqaj: Pa LDK’në, VV’ja përfundon në vendin e tretë apo të katërt

Molliqaj: Pa LDK’në, VV’ja përfundon në vendin e tretë apo të katërt

Phillips: Memoriali turk s’ka vend në Tiranë – është vazhdimësi e afërsisë së Ramës me Erdoganin

Phillips: Memoriali turk s’ka vend në Tiranë – është vazhdimësi e afërsisë së Ramës me Erdoganin

Haradinaj: Nuk synojmë koalicion me PDK’në, VV’në dhe LDK’në

Haradinaj: Nuk synojmë koalicion me PDK’në, VV’në dhe LDK’në

Mustafa: Ata që e kanë katandisur paranë publike duhet të shkojnë në lavazh jo të qeverisin

Mustafa: Ata që e kanë katandisur paranë publike duhet të shkojnë në lavazh jo të qeverisin

Deda zyrtarëve të PDK’së: Pozitive të dalësh në opozitë, gara s’është për jetë a vdekje

Deda zyrtarëve të PDK’së: Pozitive të dalësh në opozitë, gara s’është për jetë a vdekje

Kadri Veseli me rrëfim personal për fillesat e tij në politikë

Kadri Veseli me rrëfim personal për fillesat e tij në politikë

Sot në Kosovë u shënuan temperaturat më të larta të vitit

Sot në Kosovë u shënuan temperaturat më të larta të vitit

Hajrullahu: Nisma Socialdemokrate e gatshme për të marr përgjegjësi në qeverisjen Haziri

Hajrullahu: Nisma Socialdemokrate e gatshme për të marr përgjegjësi në qeverisjen Haziri

Komuna e Prishtinës njofton se një rrugë do të mbyllet për dy ditë

Komuna e Prishtinës njofton se një rrugë do të mbyllet për dy ditë

Pacolli reagon pas deklaratës së QUINT’it, thotë se Kosova i ka kushtet e saj për dialog

Pacolli reagon pas deklaratës së QUINT’it, thotë se Kosova i ka kushtet e saj për dialog

150 serbë kthehen në Kosovë

150 serbë kthehen në Kosovë

“Lufta” për postin e kryeministrit, Mustafa s’e përmend koalicionin me VV-në pas takimit me Kurtin

“Lufta” për postin e kryeministrit, Mustafa s’e përmend koalicionin me VV-në pas takimit me Kurtin