Loja Super Mario Run së shpejti një film

E publikuar: 15/11/2017 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personazhet e famshëm të lojës elektronike Mario e Luigi  së shpejti do të bëhen më të famshëm se se sa janë dhe këtë herë ne do mund ti shikojmë ata në ekranin e madh të kinemasë, falë akordit për një film mes Universal Pictures dhe Nintendo Co., që ka dhe të drejtat e personazhit.

Sipas Wall Street Journal, Illumination Entertainment, shoqëria e specializuar për animimin kompjuterik të Universal, është pranë akordit me Nintendo, për të realizuar filmin e animuar mbi Super Mario Bros, bazuar në serinë e videolojërave me të njëjtin emër, prej 32 vjetësh.

Dy kompanitë kanë qenë në bisedime prej një vit. Marrëveshja është vetëm për një film por ekziston mundësia që të zhvillohen edhe seri të tjera.

Në të kaluarën janë bërë filma të Pokemon, por sa i takon Mario dhe Legend of Zelda, ka pasur vetëm spekulime.

Ky është filmi më i rëndësishëm i kompanisë në një kohë të gjatë. Gjithashtu një version i animuar është në fazat e para dhe zakonisht të tilla filma marrin më shumë kohë. /GameWorld Albanian