Liverpooli në Ligën e Kampionëve, LeBron James bëhet miliona pasi është aksionar

E publikuar: 03/05/2018 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtari më i mirë i NBA, LeBron James që luan me Clevland Cavaliers, di të vizionar edhe jashtë basketbollit.

Lojtari që e ka fituar tri herë titullin në NBA, ka fituar edhe nga kalimi i Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në finale Liverpool do të luajë me Real Madridin.

Sipas ESPN, LeBron James kishte investuar 6.5 milionë dollarë për të blerë 2 për qind të aksioneve të klubit.

Kalimi i Liverpoolit në finale i ka pesëfishuar paratë e lojtarit, pasi tani aksionet vlejnë 32 milionë.

Nuk është hera e parë që LeBron James tregon aftësitë e tij në biznes.

James në një vizitë në stadium (Getty)

Ai ka investuar edhe në Beats by Dre dhe Blaze Pizza.

Sipas Forbes, vlera e Liverpoolit është rritur nga 477 milionë dollarë në vitin 2010 në 1 miliard e 600 milionë në ditët e sotme. /Telegrafi/