Liverpooli lëshon fitoren nga duart, barazon në derbin e qytetit ndaj Evertonit (Foto/Video)

E publikuar: 10/12/2017 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli dhe Evertoni janë ndarë në paqe në derbin e qytetit, pasi pas 90 minutave lojë ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi mirë për vendasit e Liverpoolit që krijuan disa raste radhazi dhe dominuan gjithë pjesën e parë, duke treguar etjen për fitore në këtë derbi.

Megjithatë, për të parë golin e parë në ndeshje u desh të presim minutën e 42-të, kur Mohamed Salah dhuroi një perlë nga një goditje e fortë që e kaloi Liverpoolin në epërsi me rezultat 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Redsave që rrezikuan përsëri me Salah (49′, 66′), por që asnjëri nuk përfundoi në gol.

Salah shënoi një supergol (Getty Images)

Kur rastet nuk konkretizohen – pason dënimi. Kështu i ndodhi edhe Liverpoolit, të cilët u ndëshkuan në minutën e 76-të të ndeshjes nga një penallti e shkaktuar nga Dejan Lovren.

Ishte sulmuesi i madh anglez, Wayne Rooney, i cili mori përsipër këtë penallti dhe e konkretizoi në gol duke barazuar rezultat në 1-1.

Momenti kur Rooney shënoi golin e barazimit nga penalltia (Getty Images)

Në minutat në vazhdim, Liverpooli iu kthye sulmeve për të tentuar fitoren, por nuk ia arritën dhe pas 90 minutave derbi i madh i qytetit përfundoi në paqe me një barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Redsat vazhdojnë në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Evertoni në vendin e dhjetë me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, skuadra e Kloppit e pret West Bromwich Albionin, ndërsa Evertoni udhëton te Newcastle. /Telegrafi/