Liverpooli dhe Chelsea shkruajnë historinë në Ligën Premier, thyhet rekordi 110 vjeçar

E publikuar: 16/09/2018 02:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli dhe Chelsea vazhduan fillimin e tyre të përkryer në sezonin e Ligës Premier, pasi të shtunën së bashku kanë bërë diçka që Anglia nuk e ka parë në më shumë se një shekull.

Reds hapën ndeshjet e së shtunës në Ligën Premier me një fitore 2-1 ndaj Tottenhamit në stadiumin Wembley, duke i bërë pesë fitore në pesë ndeshje deri më tani këtë sezon.

Chelsea jo vetëm që mbajti ritmin ndaj Cardiffit, por, përmes një fitoreje 4-1 kundër tyre, Blutë u zhvendos në krye të tabelës me anë të diferencës së golave.

Një fillim i përsosur me pesë ndeshje nuk është i panjohur në Ligën Premier, pasi Chelsea e ka bërë atë katër herë, ndërsa Liverpoolit e ka bërë atë në kohën kur quhej Divizioni i parë.

Sidoqoftë, dy ekipe së bashku për të pasur nga pesë fitore është diçka e panjohur – ky është sezoni i parë në historinë e Ligës Premier, ku dy klube arrijnë të kenë start prej pesë fitoreve në pesë ndeshje.

Liverpooli po tregon formë të lartë këtë fillim sezoni (Photo: LVC/Twitter)

Ndërsa Liga Premier daton që nga viti 1992-93, ajo kërkon një udhëtim të gjatë në histori për të gjetur herën e fundit që një dyshe ekipesh e arriti këtë rekord.

Hera e fundit që ndodhi ishte 110 vjet më parë, në sezonin 1908-09. Para kësaj ndodhi edhe në vitin 1905-06.

Më shumë histori mund të bëhej në rast se Watfordi do të fitonte ndaj Manchester Unitedit, duke arritur rekord me tri skuadra me maksimum pikësh, por londinezët u mposhtën me rezultat 2-1.

As Chelsea nuk di për humbje dhe barazim këtë fillim sezoni

Të dy ekipet, Liverpooli dhe Chelsea do të përballen me ndeshjet e tyre evropiane në mesjavë, përpara se Reds të përpiqen të bëjnë gjashtë fitore radhazi në ndeshjen ndaj Southamptonit në Anfield javën e ardhshme, ndërsa Blutë në vizitën e tyre te rivalët e West Hamit.

Nëse të dyja klubet do të marrin nga tri pikë, atëherë do të duhet të presim fundjavën e ardhshme për të parë përballjen e dy skuadrave mes vete në Stamford Bridge më 29 shtator dhe aty njëra ose dyja do të lëshojnë pikë.  /Telegrafi/