LIVE: Dueli Botërorit, dita e 18-të

E publikuar: 01/07/2018 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mysafirët dhe analistët japin opinionet e tyre në emisionin e radhës Dueli Botëror që transmetohet në RTV Dukagjini dhe i kushtohet Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Në kuadër të fazës së 1/8 së finales, të dielën janë zhvilluar dy ndeshje. Nikoqiri Rusia bëri befasinë e madhe duke e eliminuar Spanjën pas penalltive.

Ndërsa ndeshja tjetër u zhvillua ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, e cila po ashtu shkoi në vazhdime dhe u vendos në penallti, me ç’rast kroatët dolën triumfues.

Mysafirët e sotëm (e diel) janë
Ismet Munishi (trajner/analist)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Fehmi Ferati (humorist/moderator)
Gazmend Syla (drejtor i informacionit në Klan Kosova)
Ardian Kozniku (ish-futbollist i Kroacisë, përmes Skype)

Sonte pritet të ketë një spektakël duke përfshirë diskutimet, por edhe befasitë e reja gjatë emisionit.

Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/