Lirohet pjesëtari i FSK-së, i arrestuar dje në Konçul

28.04.2018 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lirohet pjesëtari i FSK-së, i arrestuar dje në Konçul

Është liruar pjesëtari serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milan Shoshiq, i cili ishte arrestuar dje nga autoritetet serbe në Konçul.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

“Sipas informacioneve e kanë liruar pjesëtarin serb të FSK-së”, tha Berisha për KosovaPress.

Berisha theksoi se arrestimi i tij, është bërë në bazë të deklaratës së zyrtarit serb Marko Gjuriq se do t’i dënojnë deri në 10 vjet, pjesëtarët serb të FSK-së.

“Nuk kemi informacione të sakta për çka është ndaluar. Por sipas të gjitha gjasave është vazhdimësi e asaj deklaratës që të gjithë pjesëtarët e FSK-së do të dënohen deri me 10 vjet burg. Ky është rasti i tretë që ka ndodhur ditëve të fundit, ata dy tjerët i kanë liruar pas dy orëve”, theksoi Berisha.

Ai e ka vlerësuar këtë veprim të autoriteteve serbe të dëmshëm për raportet mes dy vendeve, madje sipas tij, duhet kushtëzuar edhe dialogu deri në ndaljen e këtyre veprimeve.

“Në këtë formë largohen shumë gjëra dhe nuk e di edhe puna e çështjeve tjera që nuk janë pjesë e FSK-së, por edhe dialog në fund të fundit duhet të kushtëzohet me sjelljet e tyre. Nuk mundemi ne ta vazhdojmë dialogun e ata të bëjnë skenarë të natyrave të ndryshme”, u shpreh ai.

Pjesëtari serb i FSK-së, Milan Shoshiq, ishte arrestuar dje në orën 14:00 në pikën kufitare në Konçul./RTK/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


A mund të sjellë shkëmbimi i territoreve normalizim

A mund të sjellë shkëmbimi i territoreve normalizim

Kuçi: Kryeministri Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë

Kuçi: Kryeministri Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë

20-vjetori i shpërthimeve ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani

20-vjetori i shpërthimeve ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani

Sanksionet ekonomike amerikane ndaj Iranit

Sanksionet ekonomike amerikane ndaj Iranit

Vriten nënë e bijë në Gjakovë, i dyshuar kryefamiljari

Vriten nënë e bijë në Gjakovë, i dyshuar kryefamiljari

LDK e çon në Gjykatë Kushtetuese Thaçin për shkak të deklaratave për ndryshimin e kufijve

LDK e çon në Gjykatë Kushtetuese Thaçin për shkak të deklaratave për ndryshimin e kufijve

Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet

Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet

Ankaraja në kursin e përplasjes me Uashingtonin

Ankaraja në kursin e përplasjes me Uashingtonin

Ohajo, zgjedhje speciale të rëndësishme

Ohajo, zgjedhje speciale të rëndësishme

Haradinaj nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Haradinaj nesër vizitë zyrtare në Shqipëri

Policia patrullon me vetura civile me qëllimin që t’i ndalë aksidentet

Policia patrullon me vetura civile me qëllimin që t’i ndalë aksidentet

Orari i reduktimeve me energji elektrike

Orari i reduktimeve me energji elektrike

Kujdes nga akulli nëpër lokale, shkakton këtë sëmundje

Kujdes nga akulli nëpër lokale, shkakton këtë sëmundje

A po kthehet shëndetësia në binarë? Suspendohen tre mjekë në QKUK, nuk ishin në vendin e punës

A po kthehet shëndetësia në binarë? Suspendohen tre mjekë në QKUK, nuk ishin në vendin e punës

Gjeorgji, Nato zhvillon manovra ushtarake në shkallë të gjerë

Gjeorgji, Nato zhvillon manovra ushtarake në shkallë të gjerë

Baza e NATO-s në Kuçovë, Berisha: Plani i Noriegës ishte kthimi në aeroport droge

Baza e NATO-s në Kuçovë, Berisha: Plani i Noriegës ishte kthimi në aeroport droge