Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

E publikuar: 18/11/2019 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se beson fuqishëm në bashkimin kombëtar.

Derisa po flitej për atë se a duhet që të bashkohen dy kombëtaret tona në një të vetme, Çelaj tha se kjo do të ndodhte vetëm nëse ndodhë bashkimi kombëtar.

“Kosova gjithmonë është dashur të bashkohet me Shqipërinë. Projekti jonë politik na ka sjellë këtu dhe jemi të kënaqur, por duhet të punojmë që të ndodhë”, tha ai.

“Unë besoj në një komb dhe kombëtare. E dimë që politika na ka sjellë këtu, dhe unë kam qenë pjesë e politikës. Nuk duhet të kuptohet fraza “Një komb, një kombëtare” si shkrirje e federatës së Kosovës në atë të Shqipërisë apo anasjelltas, por si një bashkim”.

“Ne jemi rritur duke e dashur flamurin tonë. Simbolet tona kombëtare dhe traditat. Këtë e kemi bërë edhe në kohë të Serbisë. Tash më shumë po na pengojnë këto simbole se sa atëherë”.