Limaj kundër takimit te Presidentja: Koalicioni s’mund ta kthej legjitimitetin me tavolina të këtilla

E publikuar: 08/02/2016 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari I NISMA’s Fatmir Limaj, thotë se koalicioni qeverisës nuk mund të kthej legjitimitetin me tavolina të këtilla.
Sipas Limajt, e vetmja mënyrë janë “zgjedhjet e lira e demokratike”.

Ai shkruan në Facebook:

Legjitimitetin e humbur koalicioni aktual qeverisës nuk mund të rikthej përmes tavolinës/ave (sikur ajo e sotmja), por vetëm me zgjedhje të lira e demokratike. Sa më shpejt që ky koalicion aktual ta kuptoj këtë, aq më shpejt vendi do të dal nga kriza aktuale. Për gjashtë muaj patëm shumë zhvillime, burgosje të deputetve dhe protestusve, bastisje të zyrave të partive, shtypje të opozitës (e paparë në botën demokratike) dhe në fund vendimi i gjykatës kushtetuese, të gjitha këto nuk mund të tejkalohen e as të hudhen, e të fillojmë të bëhemi sikur ska ndodh asgjë. Përgjegjësit duhet të japin llogari për shkeljen e kushtetutës.

F. L