Ligji për Prokurorinë, peng i zgjedhjeve të parakohshme

27.10.2019 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ligji për Prokurorinë, peng i zgjedhjeve të parakohshme

Ligji për Prokurorinë Publike është zhvendosur nga agjenda politike, për shkak se partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë të fokusuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Njohësit e çështjeve politike thonë se udhëheqësit politikë në këtë moment nuk janë të interesuar që energjitë t’i orientojnë në tejkalimin e dallimeve rreth Ligjit për Prokurorinë Publike, që do të zgjidhte edhe fatin e Prokurorisë Speciale, edhe pse kjo temë është kriteri kryesor që Brukseli po kërkon që vendi të përmbushë, me qëllim që të lëvizë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, për Radion Evropa e Lirë vlerëson se të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut, në pushtet dhe opozitë, nuk janë të interesuara që të miratohet Ligji për punë e Prokurorisë sepse në një formë ata mbrojnë struktura të caktuara të partisë që janë të përfshirë në vepra kriminale.

“Në përgjithësi, të gjitha partitë që dje ishin në pushtet dhe këta që sot janë në pushtet, pa përjashtim janë të zhytura në krim, korrupsion, apo që unë e quaj kapje dhe normal që tani të gjithë këta janë të interesuar që të lënë këtë çështje (Ligjin mbi punën e Prokurorisë Publike) të hapur, pa zgjidhje, që çështjet të harrohen dhe të mos dënohet askush”, thotë Sinani, duke shtuar se të gjithë personat që akuzohen për afera kriminale po arrijnë t’i ikin drejtësisë për shkak të zbrazëtirave ligjore.

Nga ana tjetër, Ivan Stefanovski, nga organizata joqeveritare Evro Think vlerëson se vetëm presioni i shtuar nga qendrat vendimmarrëse Uashingtoni dhe Brukseli mund t’i detyrojnë forcat politike që të arrijnë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Do të thotë, pa një presion më serioz nga faktori ndërkombëtar nuk pres që partitë politike t’i rreken seriozisht tejkalimit të dallimeve që kanë rreth Ligjit për Prokurojnë Publike. Në këtë moment mendoj se të gjitha kapacitetet partitë politike do t’i orientojnë në drejtim të formimit të qeverisë teknike, e cila duhet të formohet 100 ditë para organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë edhe gjatë fushatës ata do të fokusohen në përpilimin e listës së kandidatëve, bartësve të listave në njësitë zgjedhore, financimin e fushatës, etj”, thotë Stefanovski.

Njohësit e çështjeve juridike theksojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, madje do të ngadalësojnë dinamikën e zhvillimit të proceseve gjyqësore ndaj lëndëve që tashmë i ka ngritur Prokuroria Speciale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Avdyli i LDK’së: Nuk do të ketë zgjedhje të reja

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

​Franca propozon metodë të re për zgjerimin e BE-së

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Valon Murati: Është thyer miti se Shqipëria s’e do bashkimin kombëtar

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Pompeo: SHBA zbutin qëndrimin për vendbanimet hebraike

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Alarmuese: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Lirak Çelaj beson shumë se bashkimi kombëtar do të ndodhë

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Engel: Qeveria e re të ketë bazë të gjerë, prekja e kufijve e gabuar

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Osmani tregon çfarë duhet bërë për të evituar ikjen e mjekëve në Gjermani

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Deputeti i IRDK-së, Elbert Krasniqi i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Përfundon prapa grilave ferizajasi që rrahu bashkëshorten e tij

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

“Rusia është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës”

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme

IKD: Rriten rastet e të dënuarve për korrupsion, sfidë mbetet konfiskimi i pasurisë së paligjshme