Liderët Evropian kërkojnë propozime për mënyrën e taksimit të gjigandëve online

E publikuar: 22/10/2017 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët e Evropianë thanë javën e kaluar se janë të gatshëm të mirëpresin propozime për takimin e gjigandëve online duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm pas shqetësimeve të ngritura në vendet si Irlanda.

Vendet Evropiane kanë mendime të ndryshme lidhur me taksimin e kompanive online si Google, Facebook dhe Amazon kur vendet e vogla si Irlanda dhe Luksemburgu shqetësohen taksat e larta mund të dëmtojë konkurrencën e tyre pa një zgjidhje me karakter global.

Vendet si Italia dhe Franca janë të irrituara nga taksat e ulëta të aplikuara nga gjigandët online të cilët transferojnë fitimet e tyre në vendet si Irlanda dhe Luksemburgu.

Megjithatë dy prej vendeve më të mëdha të Bashkimit Evropian do të ngelen vetëm në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD ku përfshihen SHBA-ja dhe Japonia nuk gjejnë një marrëveshje të përbashkët në rang global.

Muajin e kaluar Komisioni Evropian parashtronte tre opsione për taksimin e kompanive të internetit: taksimin sipas të ardhurave, taksimin e reklamimit online dhe taksimin e pagesave që kryhen ndaj firmave të internetit.

Bashkimi Evropian synon që të ndryshojë rregulloren në fuqi të taksave për tu siguruar se kompanitë me operacione të mëdha pa një prezencë fizike nuk do ti shpëtojnë taksimit të duhur. /PCWorld Albanian