Liderët e Kosovës urojnë Amerikën për 4 Korrikun

E publikuar: 04/07/2015 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderët institucionalë dhe politikë të Republikës së Kosovës kanë urue popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Distës së Pamvarsisë së Shteteve të Bashkueme.
Në urimin e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe në urimin e kryeministrit Isa Mustafa, thuhet se 4 Korriku asht nji datë e shënueme për tanë njerëzimin.
Veseli shton se me 4 Korrik 1776, bashkë me kombin amerikan lindën edhe idealet ma të mëdha të botës moderne, si demokracia, liria dhe të drejtat e njeriut, derisa Mustafa shkruen se Pamvarsia e SHBA’s shënon lindjen e modelit shtetnor të bazuem në vlerat universale të lirisë, demokracisë e prosperitetit.
Nga ana tjetër, Presidentja e Republikës së Kosovës e ka dhanë urimin e vet mbramjen e të Premtes, në fjalën e mbajtun në shënimin e përvjetorit të Pamvarsisë, në mjediset e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Mes tjerash, Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova ka kalue nëpër nji hisstori të vështirë, por gjithmonë i ka pasë afër Shtetet e Bashkueme të Amerikës.
Urime kanë ba edhe kryetarët e partive politike, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe personalitete të tjera.
ndërkohë, edhe forumet partiake kanë festue me mënyra të ndryshme Ditën e Pamvarsisë së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.