Lewis Hamilton, suksesi në botëror një “lojë fëmijësh”

E publikuar: 21/10/2015 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lewis Hamilton mund të zyrtarizojë titullin e tretë dhe të dytin rresht në karrierë. Piloti i Mercedes është shumë pranë suksesit, por matemetika nuk e lejon ende të festojë edhe pse kombinacionet në ndalesën amerikane janë të shumta që ai të festojë në tokën amerikane. Britaniku që titullin e parë në karrierë e ka fituar me skuadrën McLaren luan match pointin e parë në Teksas. Ai kryeson kampionatin me 66 pikë më shumë se Vettel dhe për të vendosur emrin në librin e artë të Formula 1, ai duhet ta mbyllë garën e Austin me 9 pikë më shumë se rivali gjerman i Ferrarit dhe 2 më shumë se shoku i skuadrës Nico Rosberg.

Sipas përllogaritjeve, Hamilton do të ishte shumë pranë titullit nëse arrin të fitojë në SHBA. Nesë një gjë e tillë ndodh, mjafton që Vettel të mos renditet në vendin e dytë dhe stafi i tij mund të hapë shampanjën për të festuar titullin e dytë rresht të britanikut që këtë sezon ka mbajtur larg të gjithë rivalët. Opsione të tjera janë edhe vendi i dytë dhe gjermani nuk renditet mes 6 të parëve por edhe vendi i pestë me Vettel që mbetet jashtë dhjetëshes. Të gjithë skenarë të mundshëm që e bëjnë të duket e gjithë kjo situatë si një “Lojë Fëmijësh” për Lewis Hamilton. Gjatë këtij sezoni, Mercedes ka arritur të sigurojë matematikisht titullin për konstruktorë, duke konfirmuar se mbetet skuadra për t’u mundur.