Lëkundje në Shqipëri, tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter

E publikuar: 26/01/2021 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëkundje tërmeti të forta janë regjistruar mesditën e sotme, në orën 15:32 në Shqipëri.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, epiqendra ishte 28 km në veri të Durrësit dhe 20 km në jugperëndim të Laçit, në një thellësi prej 2 km.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.