Legjendat sulmojnë Messin dhe Ronaldon: Mungesa e tyre e turpshme

E publikuar: 25/09/2018 06:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fabio Capello, Diego Forlan dhe Davor Suker, ishin disa nga legjendat e futbollit që kritikuan Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për mungesë të tyre në shpërblimet e ‘FIFA best awards’.

Messi dhe Ronaldo nuk ishin të pranishëm në Londër, me yllin portugez që dhe pse ishte i nominuar krahas Luka Modricit dhe Mohamed Salahit, ai nuk shkoi.

“Mungesa e Ronaldos dhe Messit është mungesa e respektit, për lojtarët, për FIFA-n dhe për botën e futbollit”.

“Është e mundur pasi ata fituan shumë dhe nuk duan të humbasin. Në jetën ju duhet të jeni të mirë edhe kur fitoni edhe kur të humbni”, ka thënë Capello.

Edhe ish-sulmuesi i Uruguait dhe Manchester Unitedit, Diego Forlan, po ashtu ka pasur kritika.

“Është për të ardhur keq. Messi ka marrë pjesë në garën e vitit të kaluar dhe nuk ka fituar”.

“Është për të ardhur keq nëse ndodh e njëjta gjë me Ronaldon”.

“Është një ngjarje dhe çdo lojtar është e rëndësishme të jetë këtu, pavarësisht se kush fiton. Një lojtar duhet të tregojë qëndrim dhe veprime, sepse ata janë një model për botën”.

Suker, i cili përfundoi prapa Zinedine Zidane dhe yllin brazilian Ronaldo në vitin 1998, gjithashtu tha se është mungesë respekti.

“Duhet të jeni një zotëri kur të fitoni, por edhe kur të humbni”, deklaroi Suker. /Telegrafi/