Legjenda e Liverpoolit fiton betejën me Covid-19, largohet nga spitali

E publikuar: 12/04/2020 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Liverpoolit Sir Kenny Dalglish, ka lënë ambientet e spitalit duke fituar ndeshjen më të rëndësishme të jetës, atë kundër Covid-19.

Dalglish, 69-vjeçari, u shtruar të mërkurën në spital teksa kishte rezultuar pozitiv me koronavirus por qëndrimi i tij nuk ka zgjatur shumë teksa ish tekniku i kuq është larguar drejtë shtëpisë së tij.

Pas një kontroll rutinë për koronavirus dhe pas testimit, doli që ai është prekur nga Covid-19 edhe pse nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

Ish-sulmuesi i Celtic dhe Skocisë tani po e merr veten në vetizolim në shtëpi.

“Shumë njerëz mendojnë se për mua u kujdesen më së miri për shkak të emrit, por çdo pacient në NHS trajtohet më së miri”, tha Dalglish për Sunday Post.