LeBron James nënshkruan me Los Angeles Lakers

E publikuar: 02/07/2018 03:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skena e basketbollit amerikan nga sonte do të jetë krejt ndryshe. 

Kjo pasi LeBron James ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e dytë më të trofeshëm, Los Angeles Lakers.

ESPN konfirmon se tashmë gjithçka është e kryer dhe pritet zyrtarizimi nga klubi kalifornian.

Mbreti do të përfitojë 154 milionë dollarë për katër vitet e ardhshme.

LeBron James edhe personalisht para pak momenteve i ka dhënë lamtumirën vendlindjes së tij, Ohios me postime në InstaStory.

James do t’i bashmohet LA Lakersit pas shumë spekulimeve dhe pas demolimit të pësuar në finale ndaj Golden State.

Tash, LeBron do të sfidojë drejtpërdrejt Golden State në konferencën perëndimore dhe ka spekulime se atij do t’i bashkohet superylli i San Antonio Spurs, Kawhi Leonard. /Telegrafi/