LDK e AAK e ruajnë jaraninë

E publikuar: 23/03/2015 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Gjilan do të ketë riformatim të qeverisjes komunale, por dy partnerët kryesorë të koalicionit LDK e AAK do të vazhdojnë të qeverisin bashkë e me ta do të mbeten edhe partnerët e vegjël. Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, pati premtuar riformatim të qeverisjes komunale që në dhjetor të vitit të kaluar dhe partnerët e tij ishin në dilemë se a do të vazhdojë bashkëqeverisja, kurse edhe drejtorët nuk ndjeheshin të sigurt.

Këta të fundit as tashti nuk e kanë të sigurt mbetjen në postet që i kanë, ngase siç ka theksuar Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, riformatimi është gati dhe sigurisht se do të ketë ndryshime. Ai ka pranuar se ishin vonuar me riformatimin e qeverisjes komunale, por ka thënë se deri te kjo ka ardhur si pasojë e konsultave me partnerët e mëdhenj, por që kjo vonesë nuk do të ketë ndikim në punë, nuk do të lejohet neglizhencë e as burokraci.