Lautaro Martinez i bashkohet Interit

E publikuar: 03/07/2018 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lautaro Martinez ka nënshkruar me Interin pas transferimit nga Racing Club de Avellaneda.

Futbollisti që mbush 21 vjet në muajin e ardhshëm, është transferuar për 23 milionë euro, ndërsa ish-klubi i tij do të përfitojë 10 për qind nga shitja e ardhshme.

Lautaro Martinez (Foto: Getty Images)

Emri i Martinez tashmë figuron në faqen e Lega Serie A duke konfirmuar se kontrata e tij është depozituar.

Sulmuesi argjentinas do t’i bashkohet skuadrës së Interit gjatë fazës parapërgatitore më 9 korrik.

Martinez e ka nisur karrierën si fëmijë te klubi Liniers, ku qëndroi vetëm një vit dhe pastaj kaloi në Akademinë e Racing Club.

Lautaro Martinez (Foto: Getty Images)

Nga viti 2015, ai është angazhuar në ekipin e parë të klubit nga ku u largua.

Njëherësh, ai ka qenë pjesë e Argjentinës U-20 dhe ka regjistruar një paraqitje për skuadrën e parë të Albicelestëve. /Telegrafi/