Largohet Ronaldo, vjen në super sulmues

E publikuar: 28/02/2016 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.

E ardhmja e Ronaldos duket gjithnjë e më larg Real Madridit.

El Confidencial shkruan se reprezentuesi portugez do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, pasi publikisht kritikoi bashkëlojtarët e tij.

Destinacionet më të mundshme për Cristianon janë Manchester United dhe PSG, skuadra këto që vazhdimisht kanë shprehur interesim për të.

Në vend të Ronaldos, Florentino Perez po planifikon ta transferojë sulmuesin polak të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.