Lajm i mirë për policët: Kryeministri thotë se do t’ju rriten pagat

E publikuar: 04/07/2018 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një lajm të mirë për policinë e Kosovës. Në një intervistë për Frontal, ai ka thënë se do të ngriten pagat e policëve.
“Është ndërrmarrje e imja që pagat e policëve të rriten”, ka thënë kryeminstri.

Po ashtu Haradinaj ka larguar dyshimet tek ata që kanë frikë se rrogat e ulen me ligjin për pagat.

Ai ka thënë se akujt që merr pagë nga buxheti i Kosovës nuk do t’i ulen ato.

Në këtë intervistë, Haradinaj ka folur për shumë tema të tjera.