Lajçi i thotë Thaçit: Mos i beso Isës, as lakmiçarve

E publikuar: 20/02/2017 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi në Facebook ka postuar një foto dhe një tekst nga një takim që ka pasur me kryetarin e vendit Hashim Thaçi.

Postimi i Çun Lajçit në Facebook:

Dhe u takuem pas shumë letrash e kritikash në rrjetet sociale. Ai Brojë, unë Drelaj. Drenicë e Rugovë dhe shqiptarqe u përshëndetëm e folëm. Më shaj tha për Çakorrin. I thashë, unë për atdheun ha m…, por si njeri e shqiptar të respektoj – edhe si President, por Çakorri asht i yni dhe nuk falet.
Mos i beso Isës, as lakmiçarve i thashë, se toka nuk shitet. Në asnji shekull i Malit ZI s’ka qenë.
Pastaj folem pêr Ramushin dhe për letrat “e randa” që i adresova në emnin e tij e të Isës.
Vazhdo e shkruej më tha, se unë i besova komisionit dhe e nënshkrova.
Gabim bane i thashë.
Dhe bamë fotografi e kafën e pagoi Ramushi n’ Francë.
P.S
Unë mbetem Çakorr, Ai President.