Kylian Mbappe e fiton trofeun ‘Kopa’ si lojtari më i mirë i ri

E publikuar: 03/12/2018 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sezoni i bukur i Kylian Mbappe është mbyllur me një trofe individual.

Në mbrëmjen gala të ‘Topit të Artë’ prestigjiozja franceze ‘France Football’ ka filluar ta jap edhe një çmim, atë për lojtarin më të mirë të ri.

Çmimi do ta mbajë emrin ‘Kopa’ dhe është dhuruar për herë të parë.

Kylian Mbappe për suksesin me Kombëtaren e Francës dhe atë të PSG-së është nderuar me këtë çmim.

Ai fitoi në konkurrencë me emra si Cristian Pulisic, Parick Cutrone e Justrin Kluviert.

Mbappe u përgëzua nga të pranishmit në këtë mbrëmje. /Telegrafi/