Ky është grabitësi që u vra sot në Istog

E publikuar: 27/12/2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zbulohet identiteti i grabitësit në Istog.

Disa qytetarë nga Istogu i kanë thënë lajmi.net se personi i dyshuar për grabitje të bankës në Istog, i cili mbeti i vrarë pas ‘luftës’ me policinë, është Kamer Metaj.

Gjithashtu, zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi i tha lajmi.net se inicialet e personit të dyshuar për grabitje janë K.M..

Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka thënë se dorasi është nga fshati Shushicë e Istogut dhe dyshohet se ka të kaluar kriminale në Gjermani.

Pas ngjarjes së rëndë në Istog mbeten të vdekur dy persona një qytetar dhe një polic.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Mund të iu konfirmojë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pësuar  nga ky rast”, ka thënë ai.

Ndërkaq më herët, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha për lajmi.net se dyshohet që ka pasur një shkëmbim zjarri mes Policisë dhe grabitësve ndërkaq që njëri prej tyre ka mbetur i vrarë.