Kushtetuesja: Kërkesa e Komisionit për Trepçën do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën

21.10.2016 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kushtetuesja: Kërkesa e Komisionit për Trepçën do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e Komisionit për Legjislacion për Ligjin e Trepçës, e cila thekson se nëse përshpejtimi i këtij rasti është i pamundur, atëherë Gjykata Kushtetuese të pezullojë të gjitha efektet e ligjeve tjera dhe akteve nënligjore që ndërlidhen me Trepçën deri në përfundimin e kësaj lënde.

Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa e Komisionit do të shqyrtohet në pajtim me Kushtetutën.

Muhamet Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se beson që duke marrë parasysh rëndësinë e këtij ligji, Gjykata Kushtetuese do të shfrytëzojë gjithë kapacitetet e  saj për ta trajtuar me prioritetin e duhur.

Sipas tij, ka mjaft kohë që të trajtohen dhe verifikohen të gjitha dokumentet brenda kësaj periudhe.

“Duke marrë parasysh për mbajtjen e parashtresës së Listës Serbe që ka të bëjë me çështje procedurale, e të cilat mund të verifikohen lehtë pasi ka dokumente që i provojnë me saktësi, besoj se ka mjaft kohë që të trajtohet brenda kësaj periudhe, por natyrisht Gjykata Kushtetuese i ka procedurat dhe rregullat e veta dhe unë nuk mund të hy më shumë në elaborim të kësaj çështjeje”, tha Mustafa.

“Në sistemin tonë ligjor ka zgjidhje që do të evitonin pasojat negative lidhur me perspektivën e Trepçës dhe ato midis të tjerash i janë propozuar Gjykatës nga Komisionet përkatëse të Kuvendit dhe nga Qeveria”.

Edhe Gjykata Kushtetuese në konfrimimin e saj për Telegrafin ka theksuar se komentet e Komisionit tashmë janë pranuar në Gjykatë dhe do të shqyrtohen në pajtim me Kushtetutën.

“Komentet e Komisionit tashmë janë dorëzuar në Gjykatë dhe ato do të shqyrtohen në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Telegrafin.

Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit duke e shtjelluar më tej këtë çështje ka kërkuar në mbledhjen e mbajtur dy ditë më parë, që nëse përshpejtimi i këtij rasti është i pamundur, atëherë Gjykata Kushtetuese të pezullojë të gjitha efektet e ligjeve tjera dhe akteve nënligjore që ndërlidhen me Trepçën deri në përfundimin e kësaj lënde nga Gjykata Kushtetuese.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zimbabve, Presidenti Mugabe jep dorëheqjen

Zimbabve, Presidenti Mugabe jep dorëheqjen

PZAP të enjten vendos a do të shkojë Prishtina në rinumërim

PZAP të enjten vendos a do të shkojë Prishtina në rinumërim

Nitaj thotë se AAK-ja është në majën e piramidës politike – e pranon se kryeministri ndikoi në fitore

Nitaj thotë se AAK-ja është në majën e piramidës politike – e pranon se kryeministri ndikoi në fitore

Hoxhaj: Serbia s’mund të kërkojë dialog, kur vazhdon të bëjë presion për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Hoxhaj: Serbia s’mund të kërkojë dialog, kur vazhdon të bëjë presion për tërheqjen e njohjeve për Kosovën

Ky është fenomeni që po shkatërron rininë shqiptare, shifrat janë shqetësuese!

Ky është fenomeni që po shkatërron rininë shqiptare, shifrat janë shqetësuese!

Haradinaj kërkon përkrahjen e Japonisë për UNESCO dhe Interpol

Haradinaj kërkon përkrahjen e Japonisë për UNESCO dhe Interpol

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

Dënohet me kusht kryetari në detyrë i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi

Dënohet me kusht kryetari në detyrë i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi

“Jemi në pritje të vendimit politik për FSK-në”

“Jemi në pritje të vendimit politik për FSK-në”

Zimbabve, proces për shkarkimin e Presidentit Mugabe

Zimbabve, proces për shkarkimin e Presidentit Mugabe

Bashkësia Islame e shqetësuar për dy xhamitë ilegale në Dragash

Bashkësia Islame e shqetësuar për dy xhamitë ilegale në Dragash

Apeli vërteton pafajësinë e dy mjekëve

Apeli vërteton pafajësinë e dy mjekëve

Ministrja Reshitaj mori pjesë në lansimin e projektit për menaxhimin e Lumit Sitnica

Ministrja Reshitaj mori pjesë në lansimin e projektit për menaxhimin e Lumit Sitnica

Meta: Qeveria e Kosovës dhe opozita të gjejnë zgjidhje për Demarkacionin

Meta: Qeveria e Kosovës dhe opozita të gjejnë zgjidhje për Demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së vizituan Ministrinë dhe FSK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së vizituan Ministrinë dhe FSK-në

Gjinekologut turk Ahmet Payasli i ndalohet puna në Prishtinë

Gjinekologut turk Ahmet Payasli i ndalohet puna në Prishtinë