Kush udhëheq garën për zhvillimin e teknologjisë 5G?

E publikuar: 30/03/2019 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tensioni mbi teknologjinë 5G mes gjigandit Kinez Huawei dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti pikën më të ulët në muajt e parë të 2019-ës.

Presidenti Amerikan Trump ka bërë thirrje që aleatët Amerikanë të pengojnë instalimin e teknologjisë 5G në vendet e tyre duke thënë se përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe privatësinë e qytetarët.

5G është gjenerata e ardhshme celulare e cila do të zëvendësojë 4G/LTE dhe ti hapë rrugë fazës tjetër, asaj 6G.

Kompanitë e para që adoptojnë teknologjinë do të kenë avantazh dhe të kontrollojnë më shumë treg. Përfitimet kryesore të 5G-së janë interneti më i shpejtë dhe vonesat më të ulëta të transmetimit. Shpejtësitë e internetit do të jenë esenciale për këmbimin e sasive të mëdha të të dhënave për makinat autonome.

Huawei ka vepruar me agresivitet që të arrijë dominimin e gjeneratës së re me kontributin më të madh në zhvillimin e standardeve të teknologjisë.

Kompania ka bërë mëse 11,000 kontribute teknike në standardin 5G. Kompania Suedeze e telekomunikacionit Ericsson vjen në vendin e dytë me 10,000 kontribute teknike. /PCWorld Albanian