Kush tjetër pos Lutfi Hazirit do t’i hyjë garës për Shef të LDK’së?

17.03.2019 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kush tjetër pos Lutfi Hazirit do t’i hyjë garës për Shef të LDK’së?

Deri më tash vetëm Lutfi Haziri e ka shpallur kandidaturën për Kryetar të LDK’së. Burime të Express kanë thënë se edhe Agim Veliu, Arban Abrashi, Kujtim Shala, Gazmend Muhaxheri, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti e Imri Ahmeti po e shqyrtojnë mundësnë t’i hyjnë garës. Isa Mustafa ka paralajëmruar se shpejt do të tregojë nëse do t’i hyjë garës për mandatin e tretë në krye të Partisë.

Lutfi Haziri po kërkon marrëveshje brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetarin e ri. Ka vendosur të ofrohet si udhëheqës i ri i Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Në një tubim partiak në Gjilan, Haziri ka dhënë shenjat e para se ka nisur t’i bashkojë krahët e LDK’së. E ka falënderuar Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun. E ka përmendur edhe Nexhat Dacin e Kolë Berishën.

“Koha për ndryshime po vjen”, ka thënë Haziri.

Por çfarë ndryshimi po e pret LDK’në?

Kryetari në lagim, Isa Mustafa, ende s’ka treguar nëse do t’i hyjë edhe garës për mandatin e tretë në krye të LDK’së.

Pavarësisht se përballet me gjendje jo të mirë shëndetësore, Mustafa asnjëherë s’i ka shuar ambiciet për garuar edhe një herë.

Burime të Gazetës Express brenda LDK’së kanë treguar se pos Lutfi Hazirit në garë për Kryetar pritet të hyjnë edhe një numër jo i vogël i zyrtarëve. Në mesin e tyre janë edhe: Agim Veliu, i cili vazhdon historikisht të jetë i dyti në LDK; Kujtim Shala, njëri prej njerëzve që i ka qëndruar afër Isa Mustafës, Sabri Hamitit e Fatmir Sejdiut; Vjosa Osmani, e cila dikur ishte këshilltare e Fatmir Sedjiut; Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Pejës dhe ish themelues i ORA’s. Në garë mund të hyjë edhe Avdullah Hoti, i cili ka shënuar dështimin e parë si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit nacionale.

“Në garë mund të jetë edhe Imri Ahmeti, i cili po fiton Lipjanin me lehtësi. Edhe Arban Abrashi mund t’i hyjë garës për Kryetar”, ka thënë një zyrtar i LDK”së për Express.

Lutfi Haziri e ka të qartë se këto zgjedhje LDK’ja duhet të ketë kujdes që mos të eliminohen njerëzit.

“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për për t’iu ofruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë…”, ka shtuar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës tradicionalisht i ka përdorë Kuvendet Zgjedhore për t’i eliminuar të pakënaqurit. Kështu kishte ndodhur në Kuvendin e Karrigeve, kur Nexhat Daci bashkë më një numër të madh të zyrtarëve të LDK’së kishin themeluar Lidhjen Demokratike të Dardanisë, një parti e shuar më vonë.

Edhe kur Isa Mustafa kishte fituar zgjedhjet, një pjesë e zyrtarëve të afërt të Fatmir Sejdiut ishin eliminuar, duke përfshirë Ramë Manajn, Naim Jerliun etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte themeluar në fillim të viteve 90’ta si parti e parë demokratike e pozicionuar kundër Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë.

Ibrahim Rugova kishte udhëhequr sa ishte gjallë LDK’në. Pastaj, Fatmir Sejdiun. Ndërsa, në dy mandatet e fundit LDK udhëhiqet prej Isa Mustafës, i cili ka mbajtur funksione të rëndësishme edhe në pushtetin jugosllav, në Qeverinë e Bujar Bukoshit dhe pasluftës duke udhëhequr Komunën e Prishtinës për dy mandate.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Protestuesit para Presidencës, Vuçiq thotë se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës

Protestuesit para Presidencës, Vuçiq thotë se nuk do të lejojë kërcënime përmes dhunës

Kush tjetër pos Lutfi Hazirit do t’i hyjë garës për Shef të LDK’së?

Kush tjetër pos Lutfi Hazirit do t’i hyjë garës për Shef të LDK’së?

Dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së nga Thaçi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje

Dëmet që sjellë bllokimi i KQZ-së nga Thaçi, sipas Lëvizjes Vetëvendosje

Subvencionet po e bëjnë të varur ekonominë nga shteti

Subvencionet po e bëjnë të varur ekonominë nga shteti

Katër raste të rënda të gripit në QKUK

Katër raste të rënda të gripit në QKUK

Kosovarët manipulojnë popullatën australiane përmes faqeve në Facebook

Kosovarët manipulojnë popullatën australiane përmes faqeve në Facebook

Detaje nga dy aksidentet e sotme që lanë të vdekur 4 persona dhe 2 të lënduar

Detaje nga dy aksidentet e sotme që lanë të vdekur 4 persona dhe 2 të lënduar

EULEX-i lehtëson shkëmbimin e informatave të Policisë e organizatave ndërkombëtare

EULEX-i lehtëson shkëmbimin e informatave të Policisë e organizatave ndërkombëtare

Zyra e Mogherinit: Është vonuar Marrëveshja historike Kosovë-Serbi shkaku i taksës

Zyra e Mogherinit: Është vonuar Marrëveshja historike Kosovë-Serbi shkaku i taksës

Protesta në Tiranë: Dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve

Protesta në Tiranë: Dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve

“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

Aksidenti në Pejë: Vdes një burrë dhe lëndohen rëndë dy gra

Aksidenti në Pejë: Vdes një burrë dhe lëndohen rëndë dy gra

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”

Kur dhe në cilat vende të Ballkanit kishte qëndruar sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re

Kur dhe në cilat vende të Ballkanit kishte qëndruar sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re

“Shërohen” 150 policët e “sëmurë”, heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës

“Shërohen” 150 policët e “sëmurë”, heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës

Në mungesë të profesionalizmit, Komunat s’po mund të marrin fonde nga BE-ja

Në mungesë të profesionalizmit, Komunat s’po mund të marrin fonde nga BE-ja