Kush po e heton kompaninë turke “që gënjeu” rreth deportimit?

E publikuar: 23/05/2018 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë ende asnjë veprim në raport me kompaninë ajrore turke “Birlesik Insaat”, e cila, sipas raportimeve zyrtare, kishte gënjyer institucionet e Kosovës rreth qëllimit të fluturimit drejt Turqisë më 29 mars, kur ishin depërtuar gjashtë shtetasit turq nga Kosova për në Turqi.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve të Komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk është funksional, në mënyrë që të fillojë procesin e ndërmarrjes së masave ndaj kësaj kompanie ajrore.

Eset Berisha këshilltar politik në Ministrinë e Infrastrukturës, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e kompanisë turke për të ardhur në Kosovë ka qenë e natyrës komerciale.

Shkrimin e plotë e gjeni në REL.