“Kush kujton se Presidenti është kukull honorike, s’merr vesh Kushtetutën e vendit”

E publikuar: 09/11/2018 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë përplasjen mes Edi Ramës e Presidentit Ilir Meta në lidhje me çështjen e shumëdebatuar për propozimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, një vendim të cilin Kreu i Shtetit nuk e dekretoi, ndërsa këtë të premte Rama e risolli edhe njëherë emrin e tij në tryezën e Metës.

Në një intervistë për Abcneës, Berisha u shpreh se ai/ajo që kujton se Presidenti i vendit është një kukull honorifike, nuk njeh as “abc”-në e Kushtetutës shqiptare, duke e lënë të qartë kështu pozicionin e tij pro vendimit të Kreut të Shtetit për të drejtën e tij mbi mosdekretimin e Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Berisha deklaroi se ka së paku dy-tre arsye se përse veprimi i Metës për mosdekretimin është një vendim i saktë nga ana Kushtetuese.

“Së pari shqiptarët duhet ta dinë se jemi në kushtet e një grushti shteti të realizuar nga kreu i ekzekutivit, me asgjësimi nëpërmjet vetorëve të Gjykatës Kushtetuese për të marrë funksionet e tij. Kjo përbën potencial për cdo përplasje, ku ka grusht shteti lindin të drejtat për t;ju përgjigjur me cdio mjet.

Ky është një rast i paprecddent, një trstim in extremis i kushtetutës, por i imponuar nga rrethana ekstreme. Ata të citël e presupozojnë Presidentin një kukull ceremoniale, ata nuk njohin abc-në e Kushtetutës. Vërtet Kushtetuta i jep funksione ceremoniale, por në cdo rast Kushtetuta e ka shpakllur atë kryetar shteti, cka do të thotë se në frymën dhe gërmën e Kushtetutës, cka për Ramën është një rreckë, ai është avokat kryesor i interesit të shtetit por edhe i Kushtuetshmërisë së vendit.

Asgjë smund ta pengojë atë për të shqyrtuar në themel e për të krijuar bindje për cdo akt të tij. Unë mendoj se Presidenti me ftesën që i ka bërë Lleshit, ka ezauruar cdo detyrim për shpjkegim të mëtejshëm. I propozuari, gjeneral, ka refuzuar të paraqitet tek Presidenti i Republikës.. unë nuk e di se ç’përmbajtje mund të ketë patur biseda, por unë di që Kushtetuta ndalon ushtarakun të marrë funksione të tjera. E dyta, ka një vendim të Kolegjeve më 2002, dekretet e Presidentit të nxjerra në bazë të kompetencave të tij kushtetuese nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor pasi e ka përcaktuar Kushtetuta.”-tha Berisha.

Më tutje ish kryeministri është shprehur se gjenerali ka kryer një akt të turpshëm duke mos u paraqitur në Presidencë në momentin kur Ilir Meta kërkoi praninë e tij. Sipas Berishës, gjithçka ka ndodhur me këtë çëshje nxjerr zbuluar qeverisë që po shkel hapur kushtetutën e vendit. Berisha tha gjithashtu se Fatmir Xhafaj nuk duhej të ishte larguar pa u zgjedhur Ministri i ri i Brendshëm dhe se kjo përbën një shkelje më vete të ligjit.

“Së fundmi i them gjeneralit që nuk paraqitet kur e thërret kryekomandanti i vendit, ai meriton vetëm një gjë, një dekret për ta zhveshur menjëherë. Ai është emëruar në kundërshtim me kushtetutën në pozicionin që mban. Në emërimin e tij është thyer Kushtetuta, ligji organik i Këshillit të Minsitrave, i cili përcakton qartë se kompetenca i kalojnë në përputhje me ligjin dhe emërimi bëhet vetëm përmes Ministrit.”-tha Berisha

Por a do të pranojë Presidenti Meta që ta dekretojë emrin e Sandër Lleshit, i cili i është dërguar në tryezë sërish nga Rama si propozim këtë të premte? Për Sali Berishën përgjigja është e pritshme:

Por që Presidenti të nënshtrohet para një gangsteri që nuk njeh as ligj e pushtet, nuk besoj të ndodhë kurrkund.

E para Fatmir Xhafaj, që ka për bibël e kuran drogën e jo ligjin, nuk duhej të largohej pa u vënë Ministrin e ri i Brendshëm.”-shtoi Berisha./Gazeta Express/