Kush është 14 vjeçari që zbuloi problemin e FaceTime

E publikuar: 05/02/2019 07:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në zemër të zbulimit shokues të FaceTime, një problem i cili esencialisht shndërronte çdo iPhone në një mikrofon live, qëndron një djalosh 14 vjeçar i cili kishte shfrytëzuar keqfunksionimin një javë përpara se Apple të merrte masa.

“Ajo që më habiti ishte si mund të ndodhte diçka e tillë,” shprehej Grant Thompson, një djalosh nga Arizona. “Unë jam vetëm 14 vjeç dhe e zbulova aksidentalisht, në vend të njerëz të cilët Apple i paguan për këtë punë.”

Jo vetëm që e zbuluan por ai dhe mamaja e tij kishin shpenzuar një javë pa sukses të bindin Apple të bënte diçka për këtë problem të FaceTime.

Telefonuesit duke shfrytëzuar keqfunksionimin e FaceTime mund të aktivizonin mikrofonin e marrësit të telefonatës pa pranuar apo refuzuar thirrjen nga ky i fundit.

“Na u deshën 9 ditë për të marrë një përgjigje,” tha Ai. “Mamaja ime kontaktoi me ta çdo ditë përmes e-mail-it dhe duke i telefonuar.

Ky makth tashmë ka marrë fund sepse Apple përkohësisht ka çaktivizuar funksionin e thirrjeve në grup. Megjithatë kjo ngjarje mund ta ndjekë kompaninë për shumë kohë. Zyrtarët e Shtetit të Nju Jorkut kanë hapur një hetim për të drejtat e konsumatorit. Të tjerë janë çuditur pse Apple i mori kaq shumë kohë adresimi i problemit.

Ditën e Premten në një dalje zyrtare për shtyp kompania falënderoi familjen Thompson si dhe premtoi një rregullimi këtë javë. Kur të mbërrijë ky i fundit, funksioni i thirrjeve në grup do të aktivizohet.

Grant është një student i cili pëlqen të luajë basketboll, të bëjë punë vullnetare dhe të luajë lojën Fortnite. Mbrëmjen e 19 Janarit ai ishte përpjekur të telefononte miqtë kur zbuloi problemin.

“Nëse një 14 vjeçar e ka zbuluar, imagjinoni sa të tjerë mundet të kenë bërë të njëjtën gjë,” shprehej një ekspert sigurie i Veracode.

Të Premten inxhinierët e Apple riprodhuan me shpejtësi gabimin sipas kompanisë por që zgjidhja do të vinte një javë me vonesë dhe kjo shkaktoi edhe më tepër habi.

Kompania zakonisht lavdërohet për përgjigjen e shpejtë ndaj problematikave dhe kësaj here mund të përballet me probleme të shumta ndërsa autoritetet po kërkojnë informacion.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut tha ditën e Mërkure se kishin nisur një hetim për dështimin e Apple për të paralajmëruar konsumatorët rreth problemit të FaceTime dhe jo vetëm por edhe vonesën e përgjigjes për adresimin e tij.

Me pak fjalë problemi kishte vënë në rrezik privatësinë e konsumatorëve të Nju Jorkut.

Tetorin e vitit të kaluar Apple prezantoi funksionin e shumëpritur të thirrjeve në grup për deri në 32 persona. Ai do të ishte i disponueshëm për FaceTime në iPhone, iPad dhe Mac. Falë problemit thirrësi mund të dëgjonte zërin e marrësit edhe nëse ky i fundit nuk pranon apo refuzon telefonatën.

Problemi shfaqej kur një telefonatë e zakonshme kthehej në një telefonatë në grup duke e bërë FaceTime të “mendojë” sikur marrësi e ka pranuar.

Në rastin e Grant ai kishte bërë gati Xbox e tij dhe telefonoi një mik, Nathanin, për ta ftuar të luajë Fortnite.

“Mjafton të tërheqësh nga e majta për të shtuar një person tjetër në bisedë kështu që shtova një tjetër mik, Diegon, për të parë nëse donte të luante.”

“Por sapo shtova Diegon, bëri të Nathan të përgjigjej automatikisht.”

Së pari u shokuam dhe u përpoqëm ta përsërisnim situatën. Sa herë që e provonim ndodhte.

Apple mund ta kishte provuar vetëm në dy minuta shprehej mamaja e Grant. Më në fund pas përpjekjesh të pasuksesshme për tu lidhur me Apple dikush i komunikoi të regjistrohej si zhvilluese sepse raportime të tilla kanë shpërblime për ata që i zbulojnë.

Familja shpresoi që Granti do të merrte një shpërblim të tillë. “Çdo ditë ai më pyeste a kemi përgjigje nga Apple?” tha ajo.

Familja la komente në kanale të ndryshme të Apple. Një në Twitter-in e Tim Cook e madje ngarkuan një video për tu treguar inxhinierëve të Apple për problemin. Por asgjë nuk ndodhi derisa një blog teknologjie e raportoi javën e kaluar duke bërë që shumë të tjerë të eksperimentonin.

Apple nuk thotë se kur mësoi rreth problemit. Madje as nuk tregon nëse dikush ka përfituar prej saj përpara se të bëhej publike. Më në fund kompania i dha një farë nderimi publik familjes Thompson për përpjekjet e tyre.

“Do të ishte fantastike sikur Apple të na falenderonte,” tha Thompson. “Por do të ishte edhe më fantastike sikur të na jepni atë shpërblimin financiar që do ja kishin dhënë një zhvilluesi, sidomos për këtë problem aspak të zakontë.” /PCWorld Albanian