Kusari-Lila kërkon vendime nga Qeveria, madje edhe ia tregon mundësitë

13.03.2015 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kusari-Lila kërkon vendime nga Qeveria, madje edhe ia tregon mundësitë

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila i jep dy versione Qeverisë së Kosovës e që kanë të bëjnë me AKP dhe 20%.

E këto ia tha të premten ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit, gjatë një vizite që ai i bëri kësaj komune.

Ata biseduan për mbi projektet e zhvillimit ekonomik të kësaj komune, e tema kryesore patën riaktivizimin e ngrohtores së qytetit, funksionalizimin e Aeroportit dhe planet mbi Parkun Industrial.

Stavileci tha se Gjakova dhe Kosova në tërësi, problem parësor e kanë punësimin, prandaj sipas tij, të gjithë sektorët si arsimi, donacionet dhe çdo plan tjetër duhet të shërbejnë në zhvillimin ekonomik.

“Ato që lidhen me sektorin e ujit dhe ngrohjes do të jenë pjesë edhe e prioriteteve tona që lidhen me këtë trevë dhe në mënyrë të veçantë me Gjakovën po ashtu edhe Aeroporti poashtu edhe Parku Industrial. Ne biseduam edhe për projekte tjera të natyrës zhvillimore. Idetë tona përputhen shumë në këtë pikë”, tha ai.

Stavileci tha se është me rëndësi që çdo epilog të ketë rezultat pozitiv.

Madje tha se Qeveria do përkrahë çdo iniciativë që për qëllim ka punësimin.

“Ne do ta përkrahim cilëndo nga këto iniciativa vetëm që të bëhet zgjidhje, por përveq këtij akti që do të bëhet ne edhe në pjesën e politikave fiskale dhe të kuadrit ligjor do të bëjmë ndryshime të theksuara te gjitha Ligjet tek të cilat në një mënyrë apo tjetër ka pasur pengesa për realizimin e projekteve”, tha ai.

Ndërsa Kusari Lila tha se sa i përket Parkut Industrial pret që Qeveria e Kosovës të lëviz në këtë drejtim deri në pranverë.

Ia tha Stavilecit edhe dy vendimet që Qeveria mund t’i merr për të bërë hap në këtë drejtim.

“Komuna e Gjakovës është në pritje nga një vendim i Qeverisë, për njërën nga dy zgjidhjet, ose kompletimi i bordit të AKP që domosdoshmërisht duhet të ngjajë, dhe në kuadër të kompletimin të ketë vendim për kërkesën e kontratës afatgjate që e ka qit Gjakova. Dhe varianti i dytë është që prapë Qeveria e ka në kompetencë, mundet që në kuadër të tri Ndërmarrjeve që i kemi kërkuar për Parkun Industrial, që të paguajë 20% në emër të Komunë së Gjakovës pranë AKP dhe normal që 80% që me vendim të veçantë të shpall interesin e veçantë dhe me vendim t’i jap të drejtë ekskluzive që të përdoret vetëm për Park Industrial nga Komuna e Gjakovës”, tha ajo.

E para e Gjakovës tha se Aeroporti i Gjakovës mbetet pikësynim për zhvillimin ekonomik rajonal.

Pas takimit të dy së bashku vizituan ngrohtoren e qytetit dhe në fund qendrën kreative Bonevet për të parë nga afër se si është situata, sidomos në ngrohtore, e cila tash një vit nuk është në funksion.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Është futur Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Është futur Trump në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Ekstradohet i dyshuari në Kosovë, ka kryer vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

Ekstradohet i dyshuari në Kosovë, ka kryer vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

Avokati i Popullit: Dëmshpërblim për qytetarët që u arrestuan gjatë epidemisë

Avokati i Popullit: Dëmshpërblim për qytetarët që u arrestuan gjatë epidemisë

Arrestohet i dyshuari organizoi lojëra të fatit në lokalin e tij në Prishtinë

Arrestohet i dyshuari organizoi lojëra të fatit në lokalin e tij në Prishtinë

“Xixëllonjat” në kryeqytet s’fillon punën, s’ka udhëzues si duhet vepruar

“Xixëllonjat” në kryeqytet s’fillon punën, s’ka udhëzues si duhet vepruar