Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se do t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit. Ish-kryetari i VV-së ka premtuar se pagat e zyrtarëve të lartë nuk do të jenë më shumë se dyfishi i pagës mesatare në Kosovë.
Përderisa pagat mujore në Kosovë sillen nga 130 deri në mbi 400 euro, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të kenë pagë pesë herë më të lartë se paga mesatare e në vend.
E Kurti ka deklaruar se do t’i ulë pagat e zyrtarëve të lartë të shtetit.
Të 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pagës mujore prej rreth 1500 eurosh në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca gjatë muajit, ata marrin 240 euro.
Kurse, për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare, fitojnë shtesa prej 160 eurosh