Kurti: Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet

E publikuar: 27/03/2020 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ka reaguat fuqishëm ambasadorit amerikan në Gjermani Richard Grenell, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke treguar të vërtetën se çka i ka thënë në dy takimet që i kishte me të, raporton InfoSot.

Kurti në FB, ka shkruar se është e vërtetë që e ka shikuar në sy dhe i ka thënë se do e heqi taksën, por me reciprocitet.

Kurti përshëndeti ndryshimin e qëndrimit të ambasadorit Grenell, sa i përket shkëmbimit të teritoreve Kosovë-Sërbi.

Kjo është deklarata e Albin Kurtit

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.