Kurti sot do të vizitojë Burgun e Dubravës dhe do të bëjë homazhe te pllaka përkujtimore

E publikuar: 22/05/2020 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot do të vizitojë Burgun e Dubravës dhe do të bëjë homazhe te pllaka përkujtimore.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se do të jetë në Istog në orën 12:00.

“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton burgun e Dubravës dhe bën homazhe tek pllaka përkujtimore”, thuhet në njoftim.