Kurti priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, z. Ferhat Dinosha

E publikuar: 19/02/2020 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

Fqinjësia e mirë është prioritet i Qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin, z. Dinosha është fillimi i këtij rrugëtimi. Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore.

Ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e shtetit të tij, duke e përcjellur edhe urimin e Kryeministrit të vendit, z. Duško Marković dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

Rruga në integrim evropian është rrugë e përbashkët. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet tona në shumicën e rasteve janë të ngjashme e jo rrallëherë janë edhe të njëjta, prandaj kemi shumë mësime që mund të nxjerrim prej njëra-tjetrës./Infosot/