Kurti për aksionin në Karaqevë: Krimin e kapën nga bishti jo koka që është në Prishtinë

E publikuar: 19/09/2020 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar aksionin e mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, duke thënë se krimi duhet të goditet në kokë, e cila është në Prishtinë.

Kurti ka përgëzuar të gjitha ata që morën pjesë në aksionin e mbrëmshëm në fshatin Karaçevë, duke thënë se duhet të vazhdojnë hallkat e tjera të sigurisë e drejtësisë për të dal ky aksion.

“Fillimi nuk është përfundim. Nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh dhe i organizuar, atëherë më duhet të them se e kanë kap vetëm veç se për bishti, koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase diku në Prishtinë…

Kurti ka komentuar edhe deklaratat e mbrëmshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili ka thënë se ishte vet Kurti në kohën kur ishte kryeministër nuk i ka dhënë leje për ta zhvilluar aksionin në Karaçevë.

“Më lejoni ta përkujtoj ditën e dytë të punës time me 5 shkurt, kur ai ish ministrit im i brendshëm patë ardhur me kërkesën për leje për një aksion në Zubim Potok, pak më vonë edhe për një aksion në Karaçevë, pa u bërë një muaj. Ndonëse më premtoi ky ish ministri, ai në të dy rastet patë dështuar të më sjell diçka me shkrim mbi përgatitjet dhe planet e aksionit policor. Pra vetëm kërkonte lejen time pa informacion për mua”, tha ai.