Kurti: Me Thaçin do të takohemi sot në ora 15:00 pa shtrëngim duarsh

E publikuar: 13/03/2020 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se sot në ora 15:00 do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se ky takim do të ndodhë pa shtrëngim duarsh, njofton Klan Kosova.

“Po do të ketë takim sot unë kam deklaruar para tre ditëve që të premten pasdite do të takohemi. Do të takohemi sot në orën 15:00, por pa shtrëngim duarsh”.