Kurteshi: Nuk munda ta besoj lajmin për vdekjen e Astritit

E publikuar: 08/11/2016 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ambientet e Fakultetit të Filologjisë ka filluar mbledhja komemorative për jetën dhe veprën e Astrit Deharit, ish-aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”, që ndërroi jetë të shtunën, ende në rrethana të paqarta.

Sami Kurteshi dikur ish-Avokat i Popullit, tash anëtarë nga Lëvizja “Vetëvendosje” ka hapur ceremoninë. Ai tha se nuk e ka besuar lajmin për vdekjen e Astrit Deharit, raporton Gazeta Express.

“Kur dëgjova lajmin nuk e besova, nuk doja ta besoja. Astritin e njofta si fëmijë të ëmbël e plot energji me kureshtjen e pafundme për të ditur gjithçka”.

Në mbledhje janë duke marrë pjesë qindra aktivistë, qytetarë, familjarë e miq të Deharit.