Kurrë s’është boll më shkru për çika

E publikuar: 06/03/2020 17:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ah moj çika, nuk e di pse edhe sot e kësaj dite ky milet nuk po mundet me na pranu ashtu siç jemi e ashtu siç e meritojmë, po du sot me shkrujtë e me u shfry se, asniher nuk mjafton me i tregu botës se sa të vlefshme jemi.

Si nanë e tri çikave nuk kalon një i panjohur pa më pyt, a hiç se ki njet me bo edhe ni djal a? Ja bre se e re je t’i, bone, bone edhe ni djal! Po po ka me e bo veç ta zo brumin, se mir e kini garant djal ka me dal. Ani de hajt çka me bo se çikat janë ma të mira për prindër.

Ja hiç s’kanë faj përnime, se a e din sa lehtë është me u ngjit në karrigën gjinekologjike e me ndje çmonitmin e të gjitha “haleteve” dhe tani me prit tri vite për me u rikuperu trupi që me u dok sensuale, nejse natyra na e ka caktu qat rol nuk mundemi me qen kundër saj. Po, a thu a ja vlenë m’u çu e me bo ni djal ani pse i kom tre fëmijë, se ato janë çika dhe bon me ja u fy intelegjencën e me ja u uzurpu teritorin deri sa të vjen djali, se ato s’janë fëmi janë për der të huj po qe fati e ka dasht që me qëllu qashtu ren çika.

E di shum mirë që çikat janë për prind, po me ja lan dhandrit pronën kurr hiq prap po i bjen që nuk qenka e çikës po e dhandrit, pa shpi te prindërit, pa shpi te burri, me status refugjati makinë për riprodhim ama jo makinë e mirë nëse nuk e “maron” djalin.

Ah moj çika nuk e keni leht hiç, prej se mbani mend për veten dikush qatje diçka flet për ty, i madh, e i vogël , se nana nuk t’ka eduku qysh duhet e kur duhet me plotsu naj formular nashta te mjeku, pyetja nuk të bëhet si është emri i prindit qysh është e shkruar në origjinal, po pyetesh, emri yt, emri i babës, nejse kjo ka mbetur nga kohërat e lashta pasi që gjithmon e merr mbiemrin e tij.

Tash po kthehem te çiknia ime, si çika e tretë me radhë në një familje me katër çika e një djal kuptohet vllau më i vogli, nejse nuk kemi qenë asi familje që nana na ka detyru me i bo vllaut hyzmet por e di që babi gjithmon ma ka kujtu “te unë s’ka, kur të shkojsh te burri yt bon çka të dush” nëse edhe veç ke kërku me i ngjyros flokt. Eeee sa e kom prit atë dit e me gjet qat burr e me bo çka du, nejse pa e bo burr u dasht me hi në lidhje me to, ama sa ma shpejt me u feju e me u martu se hallku po folin.

Ah moj çika çka ishin hallku, nëse nuk të bjen taman kallëpi i modelit qysh duhet me kon çika t’i ki mu martu ama hallku prap kanë me thanë “e mos kofsh qashtu, e nafakën e saj e paq”, nejse prap fati po punon aty se vlerat e tua jo.

Nuk muj me thanë se, është krejt zi koha ka evolu pak në favor të çikave, ama prap vendet janë të caktune me kuotë, ehe ka kritere edhe me u punësu je e re mundesh me shku shpesh në pushim të lehonisë, valla pak je e vjetër e s’mundesh me punu si të rejat.

E qishtu moj çika e di se edhe ni kohë të gjatë kemi me pas luftë e paragjykime, po ja vlen me luftu se kemi të drejta e nuk duhet me leju me na i mohu askush.

Nuk mundet me më ik 8 marsi pa i kujtu krejt këto gjana, e di që dikush e pret me gëzim këtë ditë me dal e me festu, nuk jam kundër festës ja vlen me festu vetëm atëherë kur dalim fituese e festojmë bashkë edhe me burra.

Shkruar nga Florina Ujupi, Drejtore e OJQ Nisja, Zhvillohu