Kur Enver Hoxha kenaqej me idene e Titos per ta futur edhe Shqiperine ne “Federaten Jugosllave”

E publikuar: 22/10/2016 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me bisedimet për krijimin e federatës ballkanike midis Titos dhe Enver Hoxhës, ambasadori i Jugosllavisë në Shqipëri, Josip Gjergja, më vonë do të deklaronte se udhëheqësi shqiptar kërkonte sqarim nga Tito se në rast të hyrjes së Shqipërisë në një federatë të tillë, çfarë do të bëhej me shqiptarët e Kosovës, cila do të ishte pozita e tyre në një federatë të tillë.

Tito ishte përgjigjur, se federata jugosllave ishte ndërtuar, përpos të tjerave, edhe duke u bazuar në principin etnik, gjë që sipas Josip Gjergjës, kishte kënaqur Enver Hoxhën.

Ndërsa, Nako Spiru, një intelektual që me njohuritë e tij mbi Volterin linte pa fjalë profesorët perëndimorë, fjala e dhënë apo premtimi i bërë, ishin gjëra shumë të shenjta, transmeton koha.net

Kështu ai kishte premtuar se hekurudha Durrës – Peqin do të ndërtohej në nëntor të vitit 1947 dhe kur realizimi i atij premtimi dukej i pamundur, Nako Spiro, bënte kërkesa të pafundme për furnizime nga Jugosllavia te Josip Gjergja. Dhe falë këmbëngulësisë së tij, pala jugosllave nuk pati rrugëdalje tjetër pos të përmbushte kërkesat e palës shqiptare dhe hekurudha u përfundua në afatin e premtuar nga Nako Spiro.

Palës jugosllave i kishin penguar edhe falënderimet e Nako Spiros për ndihmën ushqimore të ardhur nga BRSS-ja, ndërsa kinse për ndihmën e Beogradit, ata aspak nuk ishin falënderues. Prandaj, nëpërmjet ambasadorit jugosllav, Josip Gjergja, Tito i kishte dërguar një letër Enver Hoxhës, në të cilën ai kritikonte se në KQ të PKSH-së ishte krijuar një vijë antijugosllave.