Kupa e Mbretit, Barcelona 1-1 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Malcom më i miri

E publikuar: 07/02/2019 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim në Camp Nou me rezultat 1-1 ndaj Real Madridit.

Golin për Real Madridin e shënoi Lucas Vazquez (6′), ndërsa Malcom barazoi rezultatin në minutën e 57-të.

Lojtari i ndeshjes ishte Malcom, i cili përveç golit arriti të bëjë edhe një paraqitje të mirë për 76 minuta sa ishte në fushë.

Lionel Messi gjatë një aksioni të ndeshjes, argjentinasi u fut në këtë takim si zëvendësues (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Te Barça me notë të lartë u vlerësuan edhe Arthur, Samedo, Clement Lenglet dhe Gerard Pique.

Ndërsa te Reali më i miri ishte Vazquez, por në të lartë morën edhe Karim Benzema, Toni Kroos dhe Raphael Varane.

Ata që dëshpëruan te Los Blancos ishin Sergio Ramos dhe Luka Modric, ndërsa te katalunasit Luis Suarez dhe Philippe Coutinho.

Notat e Barcelonës:

Notat e Real Madridit:

Ndeshja e kthimit luhet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt. /Telegrafi/