Kufjet AirPods me karikim wireless pritet të debutojnë në fillim të 2019-ës

E publikuar: 05/12/2018 04:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur Apple zgjodhi heshtjen lidhur me bordin e karikimit wireless kur ka kaluar një vit nga prezantimi, të gjithë ngritën një pyetje të natyrshme: a do të kishte të njëjtin fat kasa e karikimit wireless të AirPods?


Jo domosdoshmërisht. Analistë i njohur i Apple Ming-Chi Kuo thotë se karikimi wireless për kufjet wireless AirPods do të mbërrijë në tre mujorin e parë të 2019-ën.

Madje ai sugjeron se do të vinë me Bluetooth 5.0 dhe mundësisht një çip të ri të serive W.


Vetëm në 2020-ën kufjet do të vinë me një dizajn të ri sipas Kuo. Ai nuk dha detaje por sipas spekulimeve është përdorues se kjo gjeneratë do të jetë rezistente ndaj ujit. /PCWorld Albanian